6 viktima dhe 639 raste të reja me Covid

Shkup, 12 gusht – Në 24 orët e fundit janë bërë 5390 testime, ndërsa janë regjistruar 639 raste të reja me Covid.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 218 raste. Në Tetovë 113, Gostivar 99, në Strumicë 37, Kumanovë 34, Kërçovë 32, Manastir 17, Strugë 16, Dibër 9, Veles dhe Ohër nga 8, Prilep, Kavadar dhe Berovë nga 6, Shtip Resnje dhe Makedonski Brod nga 5, Vallandovë 4, Koçan 3, Radovish dhe Dellçevë nga 2 ndërsa në NEgotinë, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Demir Kapi nga 1.

Kanë ndëruar jetë 6 pacientë. Bëhet fjalë për dy pacientë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe një nga Gostivari dhe një nga Manastiri.

Nga ana tjetër janë shëruar vetëm 22 pacientë.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 1,039,272 teste të Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 159,908, numri i pacientëve të rikuperuar është 150,635, numri i të vdekurve është 5,527, dhe numri i rasteve aktive është 3,746