6 viktima, 600 raste të reja dhe 743 pacientë të shëruar nga Covid

Shkup, 11 gusht – Konform të dhënave të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), në 24 orët e fundit nga 1.317 testime janë regjistruar 600 raste të reja me KOVID-19, si dhe gjashtë pacientë të vdekur – dy nga Shkupi (66 dhe 75 vj) dhe Ohri (83 dhe 83 vj) dhe nga një nga Resnja (72 vj) dhe Radovishi (72 vj) dhe 743 pacientë të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im”, janë regjistruar katër viktima nga Koçani (85 vj), Struga (69 vj), Kumanova (72 vj) dhe Kërçova (62 vj). Dy persona kanë vdekur në kushte spitalore dhe dy në kushte shtëpiake. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej datës 16.07 deri më 08.08.2022.

Nga 600 të sapoinfektuar nga Shkupi janë 229, Ohri 46, Manastiri -38, Kumanova 35, Prilepi 30, Tetova 26, Velesi 25, Kavadari 24, Strumica 23, Gostivari 19, Shtip 17, Radovish 11, Koçani 10, Gjevgjeli 9, Negotinë 8, Strugë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Berovë dhe Dibër nga 5, Bogdanci dhe Kratovë nga 4, Resnjë, Krushevë dhe Pehçevë nga 3, Kërçovë, Vinicë dhe Probishtip nga 2 dhe Demir Hisar e Demir Kapi nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (600), janë regjistruar 134 riinfeksione.

Nga 743 pacientë të shëruar nga Shkupi janë 284, Manastiri 56, Kavadari 36, Ohri 33, Kumanova 32, Prilepi 30, Gostivari 29, Tetova 26, Velesi dhe Struga 23, Shtip 22, Strumicë 20, Radovish 16, Negotinë 16, Sveti Nikollë 14, Koçani dhe Kërçovë nga 12, Kriva Pallankë 9, Berovë 8, Dellçevë 7, Resnjë 6, Gjevgjeli, Bogdanci dhe Kratovë nga 5, Vinicë dhe Demir Hisar nga 3, Dibër, Krushevë dhe Demir Kapi nga 2 dhe Pehçevë, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenicë nga 1.

Janë bërë 1.317 testime përmes: ISHP-146, QSHP Shkup-79, QSHP Manastir-35, QSHP Prilep-17, QSHP Tetovë-30, QSHP Kumanovë-49, Mjekësia Ligjore-2, Laboratori spitalor Kozle-16, Instituti i Mikrobiologjisë – 142, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-8, Avicena-55, Biotek-35, Sistina-32, Laboratori Laor-8, Sinlab-4, Remedika-5, Fertilitet-5, Genea-8, Nikob Lab-25, VFV Medikal-4, Eli Medika Plus-3, Rojal Medika-2, Spektra-MM-4, Rapid Lab-6, Zhan Mitrev Strumicë-1, Ramus-11 dhe ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) gjithsej 585.

Deri tani në vend janë kryer gjithsej 2.133.045 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 333.948, numri i të shëruarve 320.449, numri i viktimave 9.410, ndërsa numri i rasteve aktive 4.089.