Garë për robotikë edukative FIRST LEGO League në Tetovë

Na lejoni t’ju drejtohemi në konform garës për robotikë edukative FIRST LEGO League (për fëmijë nga 10 vjeç e lart) dhe FIRST LEGO League Explore (FLLE) (për fëmijë prej 6 deri në 10 vjeç) për të cilin partner rajonal në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është Shoqata për mësim dhe edukim inovativ “Akademia për Robotikë dhe Inovacione” nga Shkupi.

Pas mbajtjes së garës së parë LEGO League në shkurt të këtij viti, këtë vit për herë të parë në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore do të organizojmë garën FIRST LEGO League Explore (FLLE), e cila do të mbahet të mërkurën më 18 maj 2022 dhe për të cilin nikoqir do të jetë ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë, Tetovë.

Gara, mbahet çdo vit në më shumë se 100 vende të botës, me pjesëmarrjen e mbi 40.000 ekipeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të cilët punojnë bashkë me mentorët e tyre në sfida të ndryshme në fushën e inxhinierisë dhe kodimit deri në të menduarit për dizajn dhe përfshirjen e komunitetit, zgjidhje të sfidave nga lëmia e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM) – baza për gjithçka që bëjmë në FIRST®. Programet FIRST, përveç teorisë, ofrojnë edukim praktik thelbësor, ofrojnë përvojë praktike dhe frymëzim që të rinjtë kanë nevojë për t’u inkurajuar dhe për të ndërtuar një botë më të mirë. Përtej lojës, garimin dhe sfidat ekipore, pjesëmarrësit thellojnë kuriozitetin dhe vetëbesimin e tyre për të krijuar një të ardhme më të mirë për veten dhe komunitetet e tyre duke eksploruar mundësitë e botës reale për zgjidhjen e problemeve, përmirësimet në botën ku jetojmë dhe një botë inovacioni dhe përfshirjen.

Këtë sezon 2021 – 2022, sfida është E ARDHMJA E TRANSPORTIT duke përfshirë krijimin e zgjidhjeve inovative nga shpërndarja e paketave në zonat rurale dhe urbane deri te ndihma nga fatkeqësitë, si pjesë e sfidës së nëntë të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm në ndërtimin e infrastrukturës të fokusuar në ndërtimin e objekteve gjithëpërfshirëse dhe industrializimi i qëndrueshëm dhe frymëzimi për inovacion. Në këtë mënyrë, pjesëmarrësit inkurajohen të mendojnë për qëndrueshmërinë e ardhshme të transportit dhe ne i inkurajojmë ata të përpiqen dhe të mos dorëzohen për të qenë brezi i ardhshëm i liderëve dhe inovatorëve, duke u përballur me sfidat më të vështira në botë.

FIRST LEGO League Explore ndjek të njëjtën temë që i është dhënë sfidës së FIRST LEGO League. Ndërsa ekipet e FIRST LEGO League Challenge kryejnë projekte hulumtuese dhe dizajnojnë robotë autonome posaçërisht për misione tematike, ekipet e FIRST LEGO League Explore fokusohen në bazat e inxhinierisë për derisa eksplorojnë problemet e botës reale, mësojnë të dizajnojnë dhe kodojnë dhe krijojnë zgjidhje unikate e pastaj punojnë në posterin dhe modelet e tyre sipas udhëzimeve të sfidës.

MISIONI i FIRST® është të frymëzojë të rinjtë që të jenë liderë dhe inovatorë në shkencë dhe teknologji, duke përfshirë programet emocionuese të mentorimit që i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre STEM të cilët mëtej frymëzojnë inovacione dhe nxisin aftësitë e nevojshme jetësore të shekullit të 21-të si vetëbesimi, komunikimi dhe udhëheqje.

Vlerat thelbësore theksojnë një frymë miqësore garuese, respektin për kontributet e të tjerëve, punën ekipore, mësimin dhe përfshirjen në komunitet si pjesë e angazhimit tonë për të nxitur, ushqyer dhe ruajtur një kulturë të barazisë, diversitetit dhe përfshirjes.

Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj gare në zhvillimin e rinisë dhe zhvillimit tonë kombëtar, punën dhe kontributin e të gjithë mentorëve dhe pjesëmarrësve nga Shkupi dhe Tetova, i urojmë fat ekipeve tona:

  • Lego 6
  • Bot platini
  • Ujqërit
  • Shtëpia fluturuese
  • Mjeshtrat e mendjes
  • MDM
  • Legjendat Techno
  • NPA

Me respekt,
Akademia për Robotikë dhe Inovacione
Shkup