52 zjarrfikës të tjerë do të vijnë nga Sllovenia, do t’i zëvendësojnë kolegët e tyre të lodhur

Shkup, 10 gusht – Qeveria e Republikës së Sllovenisë vendosi që me propozim të ministrisë sllovene të mbrojtjes të dërgojë 52 zjarrfikës të tjerë të Njësitit civil për mbrojtje dhe shuarje të zjarreve. Ata do të dërgohen për të zëvendësuar kolegët që kanë arritur para disa ditëve. Sllovenia është mes vendeve të para që ka dërguar ndihmë në Maqedoni për shuarjen e zjarreve. Përveç zjarrfikësve, ky shtet ka dërguar edhe disa automjete zjarrfikëse.

“Ne atje kemi automjete speciale zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve në vende malore. E ndryshojmë vetëm ekipin, ata atje punojnë nga 5 gushti e deri më sot. Merreni parasysh se kanë 12 intervenime në ditë në temperaturë prej mbi 35 gradë. Nxehtë nga vetë zjarri, tym i madh, shumë punë!”, deklaroi Marko Adamiq, komandant i grupit të dytë operativ./TV21