507,443 qytetarë të vaksinuar deri tani në Maqedoni

Shkup, 25 gusht – Deri dje janë vaksinuar gjithsej 685,775 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 10,688 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 14,554 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1,193,218 vaksina, ndërsa 507,443 qytetarë u rivaksinuan, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se vaksinimi zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në të gjithë vendin dhe në vijim është vaksinimi në terren.

Me numrat e fundit, 70 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, kjo përqindje midis atyre mbi 65 vjeç është 68, midis njerëzve mbi 60 vjeç është 65, dhe në mesin e popullatës mbi 50 vjet për qindja e të vaksinuarve me të paktën një dozë është 56.

Nga Ministria kumtojnë se qytetarët vaksinohen pa termin, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, vendbanim. Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon një formë të rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe rezultatin e saj fatal”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë