5 viktima, 312 të infektuar dhe 290 të shëruar nga Covid
Shkup, 15 mars – Gjithsej kanë ndëruar jetë pesë pacientë. Janë infektuar 312 persona ndërsa janë shëruar 290. Ky është bilansi i 24 orëve të fundit nga Covid virusi, informon Zhurnal.
Janë bërë 2605 testime ndërsa pozitiv kanë rezultuar 312 persona. 181 prej tyre janë nga Shkupi, në Prilep 17, Manastir dhe Kavadar nga 13, Kumanovë 12, Ohër 11, Veles dhe Gostivar nga 8, Strumicë 7, Gjevgjeli 6, Resnje 5, Shtip 4, Tetovë, Kërçovë, Berovë dhe Kratovë nga 3, Koçan, Strugë, Radovish, Kriva Pallankë, Vallandovë dhe Vinicë nga 2 ndërsa në Dibër, Krushevë dhe Negotinë nga 1.
Pesë pacientët që ndëruan jetë janë të moshës nga 66 deri në 88 vjeç. Rastet aktive për momentin shënojnë 1833 ndërsa gjysma e tyre janë në Shkup, respektivisht 982 raste aktive.//Zhurnal.mk

