5 të vdekur nga zjarri në një fabrikë ëmbëlsirash në Japoni

Zjarr i madh në një fabrikë ëmbëlsirash në veriperëndim të Japonisë. Për pasojë 5 persona kanë humbur jetën.

Flakët shpërthyen në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe një person është ende i zhdukur.

Ngjarja ka tronditur prefekturën bregdetare Niigata. Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se dhjetëra punëtorë ishin në fabrikë kur shpërtheu zjarri.

Pas 9 orë përpjekje, eEkipet zjarrfikëse e kanë vënë zjarrin nën kontroll, kurse kërkimet për të zhdukurit janë ndërprerë për shkak të dëmeve të mëdha dhe rrezikut të shembjes së objektit.

Fabrika menaxhohet nga prodhuesi i ëmbëlsirave Sanko Seika.

Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e shpërthimit të zjarrit