5 sjellje që nuk do ju lejojnë kurrë të ngriheni në detyrë

Fatkeqësisht, të ngrihesh në detyrë është më tepër një art se një shkencë. Je apo nuk je duke pritur për një ngritje në detyrë, këto 5 këshilla do të të ndihmojnë të arrish qëllimet dhe të kuptosh gabimet e tua.

  • Të mos njohësh kurrë kontributin e të tjerëve në punën tënde

Një nga të vërtetat më të rëndësishme mbi menaxhimin, është se kur njerëzit në pozita më të ulëta se ti po punojnë mirë, është merita e tyre, ndërsa kur ata bëjnë diçka gabim, gjithçka është faji yt. Njerëzit, të cilët të respektojnë dhe me të cilët është e këndshme të punosh, të japin gjithnjë merita aty ku ti vërtetë ke punuar dhe nuk e hedhin poshtë punën tënde.

Një nga sjelljet që do të ndikojë të mos ngrihesh në detyrë, është të mos i përgëzosh kolegët, të sillesh në mënyrë negative dhe nuk pranon që dikush tjetër mund të ketë të drejtë për diçka të caktuar.

  • Të kërkosh në mënyrë të vazhdueshme të ngrihesh në detyrë në vend që të mendosh sesi mund të përmirësohesh

Kjo nuk do të thotë se kurrë nuk duhet ta kërkosh këtë gjë, por duhet të jesh i zgjuar për të gjetur kohën e përshtatshme se kur ta kërkosh dhe si ta kërkosh këtë gjë te menaxheri yt. Nëse do të shkosh lart, përqendrohu sesi mund të përmirësohesh dhe të arrish rezultate më të larta, në kontributet e tua dhe në mënyrën e punës.

Të pyesësh dhe të kërkosh gjithë kohën që të rritesh në detyrë në vend që të kontribuosh dhe të punosh më tepër, sigurisht që nuk do të të ndihmojë.

  • Sigurohu se çfarë kërkon nga rritja në detyrë

Është çmenduri fakti se shumë njerëz e kërkojnë ngritjen në detyrë për shkak se ata thjesht e bëjnë punën e tyre mirë. Ngritja në detyrë nuk vjen thjesht nëse e bën punën mirë, por vjen nëse ti me atë që bën realisht i jep vlera kompanisë ku punon, jashtë rolit që të është dhënë.

Nëse e kërkon rritjen në detyrë pa i plotësuar këto kushte, shefi yt do ta kuptojë se e kërkon vetëm për arsye personale dhe jo në të mirë të kompanisë dhe nuk do të marrësh përgjigje pozitive.

  • Të kërkosh ngritje në detyrë në mënyrë emocionale në vend që të përqendrohesh te faktet

Shumë shpesh njerëzit nxehen dhe frustrohen në këto biseda, pa u shprehur se çka në të vërtet meritojnë. Mos e përdor një eksperiencë negative si një shkas për të kërkuar diçka ose të thuash se punon më tepër se të tjerët prandaj meriton më tepër para. Përqendrohu te faktet. Çfarë të mire sjell eksperienca jote specifike? Sa ndryshime pozitive ke sjellë? Çfarë do të bëje ndryshe nëse do të ngriheshe në detyrë?

Nëse e kërkon ngritjen në detyrë thjesht sepse në një moment ndihesh i frustruar apo i nevrikosur me situatën, në vend që të fokusohesh te faktet, nuk do të arrish asgjë.

  • Të heqësh dorë dhe të tregohesh i paduruar

Ngritjet në detyrë përgjithësisht nuk vijnë në momentin që ti i pret, madje edhe nëse është qartësisht e dukshme se e meriton diçka të tillë. Çelësi është të përpiqesh të kuptosh se çfarë kërkon shefi yt nga ty, në mënyrë që të justifikosh lëvizjen tënde për në një rol të ri.

Nëse heq dorë dhe nuk pret sa duhet, nuk do të ngrihesh kurrë në detyrë.

Përdor marrëdhëniet me shefin tënd për t’u përqendruar sesi mund të përmirësohesh dhe të bësh më tepër për kompaninë tënde. Nëse vepron në këtë mënyrë, ngritja në detyrë do të vijë më shpejt nga sa mendon.