36 raste me linë e majmunëve në Angli, më shumë se 100 në botë

36 raste të reja më linë e majmunëve janë zbuluar në Britaninë e Madhe duke çuar numrin total të rasteve të zbuluar atje në 57.

Edhe në Italinë fqinje më herët u identifikua rasti i 4  më linë e  majmunit.  Ai ishte një  një 32-vjeçar nuk kishte shumë që ishte kthyer nga ishujt Kanarie.

Zbulimi i rasteve të reja vjen pasi ekspertët  e shëndetësisë paralajmëruan se virusi mund të bëhet endemik ne Evropë.

Më shumë se 100 raste janë zbuluar tani me linë e majmunit, që nga Afrika, SHBA,  Kanada, Australia dhe 8 shtete në Evropë si Belgjika, Franca, Holnadë Portugali, Gjermani Italy, Spanjë e  Suedi, Danimarkë.

Megjithatë OBSH vlerëson se  rreziku për publikun e gjerë vazhdon të konsiderohet i ulët.

Lija e majmunëve është një  virus shumë i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, nuk ka tendenca të përhapjes së lehtë mes njerëzve dhe virusi përcillet me simptoma mesatare.

Simptomat fillestare të kësaj sëmundjeje përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje të shpinës dhe muskujve, si dhe puçrra në fytyrë dhe trup që mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha. Infeksioni largohet gradualisht pas 14 deri në 21 ditësh.