328 raste të reja me Covid, 4 viktima dhe 237 të shëruar

Shkup, 16 mars – Ministria e Shëndetësisë informon se janë bërë 2535 testime për Covid ndërsa janë regjistruar 328 raste të reja, njofton Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 179 raste të reja, në Prilep 21, Manastir dhe Kavadar nga 17, Kumanovë dhe Veles nga 10, Ohër dhe Kërçovë nga 9, Resnje 7, Shtip 6, Gostivar, STrugë dhe Radovish nga 5, Gjevgjeli dhe Vallandovë nga 4, Tetovë dhe Koçan nga 3, Strumicë, Negotinë dhe Shën Nikollë nga 2, Kriva Pallankë, Dibër, Berovë, Vinië, Probishtip, Bogdanc, Kratov dhe Demir Kapi nga 1.

Janë shëruar 237 pacientë ndërsa kanë ndëruar jetë gjithsej 4 pacientë të moshës nga 48 deri në 77 vjeç.