325 raste të reja me Covid në Maqedoni

Shkup, 6 gusht – Në 24 orët e fundit janë bërë 5959 testime, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 325 persona, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në kryeqytet janë regjistruar 101 raste. Më pas në Tetovë 95 raste, në Gostivar 43, në Kumanovë 26, në Strugë 10, Ohër, Dibër dhe Kërçovë nga 7, Prilep, Koçan dhe Makedonski Brod nga 4, Strumicë, Radovish dhe Pehçevë nga 3, KAvadar dhe Shtip nga 2 ndërsa në Manastir, Veles, Berovë dhe Vinicë nga 1.

Ka ndëruar jetë vetëm një pacient. Bëhet fjalë për një 55 vjeçar nga Manastiri.

Ndërkohë janë shëruar vetëm 11 pacientë.

Deri tani gjithsej janë infektuar 157251 persona. Prej tyre, 150481 janë shëruar, 5502 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 1268.//Zhurnal.mk