30 vjeçarja nga Velesi për herë të dytë infektohet me korona virus

Veles, 13 gusht – Pas kthimit nga pushimet dhe atë me disa simptoma, testi PCR i një 30 vjeçareje nga Velesi, ka treguar se ajo është pozitive dhe atë për herë të dytë me covid, informon Zhurnal.

Ajo është mbajtur për mjekim në repartin infektiv në spitalin e përgjithshëm në Veles.

Vitin e kaluar në mars në Veles ishte regjistruar një rast i tillë kur një person i moshës 40 vjeçare, për herë të dytë ishte infektuar me korona virus në afat prej tre muajve.

Në Veles për momentin ka gjithsej 29 raste aktive.//Zhurnal.mk