281 raste të reja me Covid, 3 të vdekur dhe 285 të shëruar

Shkup, 24 mars – Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2275 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar 281 raste të reja pozitive, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 169 raste të reja, në Manastir 24, KAvadar 13, Prilep 11, Kumanovë dhe Ohër nga 8, Kërçovë 6, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 5, Tetovë 4, Veles Gostivar, Koçan, Resnje dhe Dellçevë nga 3, NEgotinë, Vinicë dhe Bogdanc nga 2, ndërsa në Shtip, Strugë, Radovish, Berovë, Vallandovë, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenicë nga 1.

Ndërkohë janë regjistruar 285 pacientë të shëruar si dhe tre të vdekur. Bëhet fjalë për një 63 vjeçar nga Manastiri, një 85 vjeçar nga Ohri dhe një 76 vjeçar nga Kriva Pallanka.

Për momentin rastet aktive janë 1964 ndërsa numri itë vdekurve 9191.//Zhurnal.mk