25 milionë euro + Saelemaekers për Nicolo Zaniolo – lëvizja e Milan është gati
Milan ka përgatitur ofertën që do ta nis drejt Romës, për Zaniolon.
Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë një nga dëshirat kryesore të Milanit për merkaton e verës.
‘Gazzetta dello Sport’ ka zbuluar tashmë edhe ofertën që ‘Rossoneri’ kanë përgatitur për ‘Giallorossi’.
Milan janë gati të ofrojnë 25 milionë euro plus kartonin e Saelemaekers, për Nicolo Zaniolo.
Zaniolo ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 me skuadrën e Romës, por nuk është shprehur i hapur për të rinovuar.

