24 persona të arrestuar, shkaktuan zjarre qëllimisht

Shkup, 17 gusht – Nga data 3 deri më 15 gusht, në koordinim me prokurorin publik, janë arrestuar 24 persona dhe 18 janë ftuar në bisedë në stacion policor, përshkak dyshimeve se qëllimisht kanë shkaktuar zjarre. Janë ngritur dy padi penale kundër dy personave sipas nenit 288 dhe atë nga SPB Prilep dhe SPB Strumicë, informon Zhurnal.

Gjatë 24 orëve të fundit në periudhën prej orës 7 deri në ora 7 sot në mëngjes, nga MPB u angazhuan 533 policë, janë realizuar 217 moto patrulla dhe janë shfrytëzuar 145 automjete. Në teren janë dhe pjesëtarët e të gjitha njësive speciale të policisë.

MPB apelon të respektohen ndalesat për lëvizje në pyje dhe të mos ndezin zjarre./Zhurnal.mk