200 mijë euro për të parë tualetin më të keq

Një burrë ka shpenzuar 170 mijë euro dhe ka udhëtuar mbi 120 mijë kilometra në 100 vende për ta gjetur tualetin publik më të keq në botë, dhe tani ai beson se më në fund e ka gjetur atë – në Taxhikistan. Shkrimtari i udhëtimeve dhe blogeri Graham Askey – i njohur si “Mbreti i Porcelanit” ka udhëtuar nëpër botë për tualetin më të neveritshëm. Dhe tani ai beson se ka gjetur “vrimën e përsosur të ferrit” – një tendë, 1.6 metra e gjatë e cila shërben si tualet në pjesën veriore të Taxhikistanit.

Sipas Askey, tualeti në rajonin Ayni të Taxhikistanit, në skajin perëndimor të Pamirs-it dhe jo shumë larg kufirit me Afganistanin, është aq i tmerrshëm sa që banorët e zonës refuzojnë ta përdorin vetëm deri në momentin kur janë “absolutisht pa zgjidhje”. Askey, ka vizituar qindra tualete publike në 6 nga 7 kontinentet e botës përpara se ta “kurorëzonte” si “tualetin publik më të keqin nga të gjithë”.