20 vjet nga vdekja e Nënës Mbretëreshë
Britania shënon 20 vjet nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, Nënës Mbretëreshë e cila u nda nga jeta në 30 Mars të vitit 2002, në moshën 101-vjeçare. Nëna Mbretëreshë transformoi imazhin e familjes mbretërore britanike në mbi 70 vjet shërbim ndaj kurorës, duke përdorur një qasje të ndryshuar dhe gjithmonë e gatshme, me buzëqeshjen që e karakterizonte për të sjellë monarkinë e vjetër perandorake më afër njerëzve.
Por vitet e saj të fundit u turbulluan nga krizat dhe dyshimet për të ardhmen e monarkisë që ajo ushqeu gjatë 16 viteve të saj si bashkëshorte e mbretit George VI dhe më vonë, kur vajza e saj u bë Mbretëresha Elizabeth II. “Mbretëresha” shihej si mbrojtësja e moralit mbretëror që ndihmoi që monarkia moderne kushtetuese të bëhej simbol i jetës familjare, solidaritetit kombëtar dhe vazhdimësisë në kohë krize dhe ndryshimesh.
Nëna Mbretëreshë nguliti një ndjenjë të fortë detyre te vajza e saj Elizabeth, e cila i mundësoi asaj të përballonte kërkesat e rolit të saj si sovrane dhe e bëri atë një monarke shumë të respektuar në një epokë të mosrespektimit në rritje ndaj autoritetit.
Për shumë njerëz, ajo do të jetë gjithmonë bashkëshortja e Mbretit që sfidoi nazistët gjermanë duke qëndruar në Londër gjatë gjithë operacionit Blitz dhe u përshkrua nga Adolf Hitler si gruaja më e rrezikshme në Europë për shkak të ndikimit të saj në moralin publik. Gjatë mbi 70 viteve të shërbimit, Nëna Mbretëreshë fitoi respekt dhe dashuri përmes mijëra detyrave publike që ajo mori përsipër, bashkëshortes së përkryer dhe më vonë “gjyshes së preferuar të kombit“.

