20 mijë turist më shumë se vitin e kaluar

Shkup, 14 Tetor – Në gusht të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 74 673 turistë të huaj, ndërsa në gushtin e kaluar ishin regjistruar 55 101 turistë të huaj, ndërkohë numri i turistëve vendor është ulur.

“Në periudhën janar – gusht 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 35.1 %, dhe atë:numri i turistëve vendor është rritur për 4.0 %, dhe numri i turistëve të huaj është rritur për 87.8 %”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në Maqedoninë e Veriut në muajin gusht janë regjistruar gjithsej 190 855 turistë, prej të cilëve 116 182 janë turistë vendor. Në gushtin e kaluar ishin regjistruar 129 024 turistë vendor.