1955 raste aktive me Covid, situata për momentin është e qetë

Shkup, 18 mars – Vazhdon ulja e rasteve aktive me kovid në vend, numri i të cilëve, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, është 1.955, numri më i madh prej të cilëve – 1.066 janë në Shkup. Makedonski Brod dhe Dojrani janë pa asnjë rast aktiv.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vend dje janë evidentuar 324 raste me Kovid-19, nga 2.290 teste. Ka paraqitje për një person të vdekur në 24 orët e kaluara, ndërsa dy persona në periudhën prej 4 dhe 5 mars përmes Regjistrit të personave të vdekur nga KOVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (324), janë regjistruar 49 riinfektime.
Prej fillimit të pandemisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend arriti në 302 548. janë shëruar 28]91 431 pacientë, ndërsa betejën me virusin e humbën 9.162 persona.
Pritet Shtabi i krizës dhe Qeveria të deklarohen për masat kovid që i propozoi dje Komisioni për sëmundje ngjitëse – nxënësit e shkollave fillore të lirohen nga mbajtja e maskave, kapaciteti i përmbushjes në objektet e mbyllura – opera, teatro, kinema të rritet prej 50 në 75 për qind dhe të hiqen certifikatat për qëndrim në pjesën e hapur të objekteve hotelierike. Obligimi për mbajtje të maskave në shkolla, sipas propozimit, mbetet për mësimdhënësit, profesorët dhe personelin teknik.
Organizata botërore e shëndetësisë, ndërkaq dje alarmoi për infektimet e rritura m Kovid-19 në nivel global, edhe krahas rënies së niveleve të testimeve
Udhëheqësi i strategjisë për vaksina i Agjencisë evropiane për medikamente Marko kavaleri vlerësoi se heqja e rregullave për koronavirus në shumë vende ndoshta ka pasur rol në rritjen e tnaishme të rasteve.
Në Greqi ka rritje të rasteve të reja me Kovid-19, ndërsa sipas ministrit grek të Shëndetësisë, Tanos Plevris, shkaqe janë dominimi i nënvariantit të Omikronit dhe masat e hequra në jetën e natës.
Plevris deklaroi se edhe krahas rritjes, nuk vërehet presion ndaj sistemit shëndetësor.
Siç kumtoi OBSH, për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, procesi i evaluimit të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V është prolonguar. Këshilltarja eksperte Marianxhela Simao dje deklaroi në Gjenevë se ekipi i ekspertëve të OBSH-së duhej të udhëtonte drejt Rusisë më 7 mars për shkak të procesit të evaluimit dhe sjelljes së vendimit për miratim të përdorimit të Sputnik V në raste urgjente, por se procesi është prolonguar për shkak të gjendjes momentale në rajon.
“OBSH do të caktojë datë të re për vizitë në Rusi sa më parë të jetë e mundur”, theksoi Simao