19.7 milion pasagjerë kanë shfrytëzuar taksi transport vitin e kaluar

Shkup, 11 maj – Në vitin 2021, me taksi transport janë transportuar pasagjerë, , prej të cilëve 18 213 000 me transport publik dhe 1 542 000 pasagjerë me transport mes qyteteve, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Me 2 109 makina të pasagjerëve të përfshirë në hulumtim, u mbuluan gjithsej 68 982 000 km, prej të cilave 62 749 000 me transportin urban, ndërsa me transportin mes qyteteve janë realizuar 6 233 000 km, kumtoi ESHS.