164 raste të reja me covid, më së shumti në Tetovë, ka edhe të vdekur

Shkup, 4 gusht – Numri i rasteve të reja me covid sot e ka tejkaluar numrin 100 për 24 orë. Pas një kohe të gjatë, numri i rasteve të reja shënon 164 raste, informon Zhurnal.
Nga 5276 testime, janë regjistruar 164 raste të reja. Prej tyre, madje 60 janë nga Tetova. Në Shkup janë regjistruar 34 raste të reja, në Gostivar 21, në Kumanovë dhe Manastir nga 8, Strumicë, Kërçovë dhe Dibër nga 5, Shtip dhe Koçan nga 4, Prilep dhe Strugë nga 3, Berovë 2, Ohër dhe Pehçevë nga1. Ndërkohë janë shëruar vetëm 18 pacientë.
Si rezultat i infektimit me korona virus, kanë ndëruar jetë tre pacientë. Bëhet fjalë për dy pacientë të moshës 68 dhe 86 vjeçare nga Gostivari si dhe një 82 vjeçar nga Shkupi.
Për momentin në vendin tonë ka gjithsej 770 raste aktive.//Zhurnal.mk