16 afganë me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni u nisën për në Kanadë

Shkup, 9 shkurt – Nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit mëngjesin e sotëm drejt Kanadasë është larguar një grup prej gjashtëmbëdhjetë qytetarëve të Afganistanit, për të cilët në periudhën e kaluar vendi ynë ka siguruar qëndrim të përkohshëm, si pjesë e aksionit botëror humanitar për ndihmën e popullatës prodemokratike në Afganistan, e cila është në rrezik nga regjimi i ri taleban në këtë vend.

“Bëhet fjalë për të punësuar, bashkëpunëtorë dhe anëtarë të familjeve të tyre të organizatës humanitare “Partneritet i hapur qeveritar”, ku Maqedonia e Veriut është anëtare e plotfuqishme. Paraprakisht në dy raste janë larguar edhe dhjetë qytetarë, të cilët, gjithashtu, destinacion të fundit e kanë Kanadanë”, kumtoi zëdhënësi qeveritar, Dushko Arsovski në konferencën e rregullt për shtyp.

Në vend momentalisht qëndrojnë 542 qytetarë afganë, të cilëve, tha Arsovski, institucionet ua japin ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.

Nga vendi deri më tani janë larguar 178 civilë, të cilëve u kanë siguruar qëndrim të përhershëm disa shtete të botës, shtoi zëdhënësi qeveritar.