15 vite Zhurnal, një storie suksesi që asnjë ditë nuk u ndal!

Shkup, 5 shtator – Çdo përvjetor është rast i mirë për t’u ndalur dhe për të sjellur në retrospektivë punët, sukseset dhe sfidat e kaluara. Por, kur bëhet fjalë për jubile ose gjsyëm jubile, siç është 15 vjetori i sotëm nga themelimi i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, gjithsesi se retrospektiva duhet të jetë pak më e detajuar. E në këtë retrospektivë të detajuar, nuk ka se si të mos rikthehen si në shirit filmi aktivitetet fillstare për ngritjen e një mediumi të ri në skenën mediatike në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, që veçmë kishte marë nëj dinamikë solide të zhvillimit.

Pesë shtatori i vitit 2009 ishte një ditë përplot entuziazëm, por edhe përplot të panjohura. Mbi të gjitha ishte një ditë përplot me besim se do t’ia dalim të zhvillojmë një koncept mediatik inovativ, që do t’i bën ballë dhëmbit të kohës dhe konkurencës, që dorën në zemër dita-ditës bëhej gjithnjë e më e “egër”, kryesisht në kuptimin pozitiv të kësaj fjale.
Qasja jonë ishte e tillë. Konkurencën asnjëherë nuk e kuptuam si pengesë, por si një shtytje për rezultate më të avancuara. Dhe kjo qasje u dëshmua si vendimtare për mbijetesën tonë gjatë këtyre viteve. Sa më e madhe bëhej konkurenca, aq më të mëdha ishin arritjet tona.

falë kësaj qasje, gjatë gjithë këtyre viteve Zhurnal u bëri ballë “trendeve” të reja gazetareske dhe dukurive negative që sjellin këto “trende”, e që shpeshherë shkelin kufirin mes gazetarisë dhe korrupsionit, reketit e shantazhit. Zhurnal ditë e natë bëri përpjekje të mbetet imun ndaj këztyre dukurive, gjë që e dëshmon edhe besimi i lartë që sot gëzojmë në mesin e lexuesve tanë. Ky angazhim i yni vazhdon fuqishëm edhe sot e kësaj dite, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që çdo herë të ekziston kufi i qartë dhe gazetaria profesionale të qëndron sa më larg reketit, shantazhit e korrupsionit.
Zhurnal u bë sinonim i një Agjencie moderne të lajmeve në gjuhën shqipe, që solli risi mediatike të papara më parë në ndonjë medium tjetër në gjuhën shqipe. Kjo na bëri një medium serioz dhe prestigjioz, që gëzon respekt dhe besim të lartë jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe jashtë venndit tonë.

Përvjetoret shpeshherë shfrytëzohen edhe si rast për të numëruar vëhtirësitë dhe pengesat që hasen gjatë procesit të punës dhe që janë normale në çdo profesion. Duke shënuar përvjetorin e sotëm, ne nuk do të përmendim asnjë pengesë e vështirësi, sepse çdo pengesë e vështirësi harrohet në momentin kur arrihet rezultati, e që për ne gjithsesi është numri vazhdimisht në rritje i lexuesve tanë.

E theksojmë me kënaqësi të veçantë se gjatë këtyre 15 viteve Zhurnal nuk ishte thjesht një medium informativ, por u shndërrua edhe në një shkollë të vërtetë gazetareske, ku defiluan emra të njohur të gazetarisë shqiptare në vedin tonë, që sot e kësaj dite lënë gjurmë të rëndësishme në spektrin e larmishëm mediatik shqiptar. Ne e konsiderojmë veten me fat që patëm mundësi të bashkëpunojmë me të gjithë këta emra të njohur të gazetarisë tonë, sepse secili prej tyre ka lënë një gjurmë të rëndësishme suksesi në rrugëtimin 15 vjeçar të Zhurnal-it.

Edhe pse është lansuar disa vite më vonë pas versionit në gjuhën shqipe, suksese të njëjta ka arritur edhe edicioni ynë në gjuhën maqedonase, duke u bë një brend poashtu i besueshëm dhe respektabël në mesin e lexuesve tanë. Njëso sikurse edicioni në gjuhën shqipe edhe edicioni në gjuhën maqedonase me kalimin e kohës u shndërrua në shkollë gazetareske, prej ku dolën emra të johur dhe të suksesshëm gazetarësh.

Assesi nuk guxojmë të harrojmë faktin se për suksesin e arritur gjatë kësaj një dekade e gjysëm, borxhin më të madh ua kemi lexuesve tanë. Ata ishin vazhdimisht me ne dhe krah nesh edhe në kohë të mira edhe në kohë të vështira. Ata janë shkaku ky që Zhurnal asnjë ditë nuk u ndal. Falëmnderit miliona e miliona herë për miliona vizitat tuaja në Agjencinë tonë të lajmeve. Shpresojmë të mos u kemi mbetur borxh dhe ta kemi arsyetuar deri në fund besimin tuaj! Angazhimi ynë në këtë drejtim vazhdon pa u ndalë aspak, e besimi juaj na obligon edhe më shumë të vazhdojmë në rrugën ku kemi qëndruar deri më sot!