13 pemë në Shkup për 13 vjetorin e marrëdhënieve Maqedoni-Kosovë
Shkup, 16 Tetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ambasadori i Republikës së Kosovës Florian Qehaja do të mbjellin sot 13 pemë me rastin e 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dyja vendeve.
Kjo ceremoni organizohet në parkun e Çairit, dhe se siç njofton MPJ, me këtë rast do të përkujtohen në mënyrë simbolike marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë së mirë, miqësia tradicionale dhe marrëdhënia e ngushtë mes qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
Ngjarja organizohet me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Kosovës.