12 shqiptar do te paraqiten ne ringun e Winterthurit

Më 28 gusht ne “Zilbau Arena” në Winterthur te Zvicrës do të zhvillohet edicioni i 11 -të i ndeshjeve Bamirëse Ndërkombëtare (ICF) ku planifikohen te zhvillohen mbi 25 përballje nga klase te ndryshme ku nder ta ne ring do te ngjiten edhe 12 sportist shqiptar: Erdonit Alija, Fitim Salihi, Bledar Dakaj, Agrin Qehaja, Kushtrim Salihi, Besim Shenolli, Krenar Mustafa, Delon Fazliji, Bryan Kabashi ndërkohe qe lufta kryesore do jete ndaj shqiptarit Azdren Krasniqi ndaj Rico Ramba Giger.

Duhet cekur se organizator është ish kampioni botëror ne Muay Thai, Mustaf Kicaj, i cili disa vite me radhe tani po tregohet si organizator i suksesshëm i këtyre aktiviteteve si ne Zvicër ashtu edhe ne Kosove. Ai thotë se tani me gjithçka është gati dhe se pret shume mbështetje nga publiku sepse me te vërtet është një program i pasur me ndeshje mjaft te fuqishme. Tiketat mund te blihen nëpërmjet TWINT +41 79 958 12 50   Në këmbë 4,  Ulëse 60. –  VIP reni i parë 90 – Hyrja ne ditën e ndeshjeve 10 franga më shumë.