1012 raste të reja me Covid në Kinë
Autoritetet kineze kumtuan për 1.012 raste të reja të infeksionit me koronavirus më 19 korrik, nga të cilët 150 ishin simptomatike, ndërsa 862 asimptomatike.
Sipas Komisionit shëndetësor kombëtar kinez, për herë të parë nga 20 maji numri i të infektuarve në ditë është mbi njëmijë.
Dje janë paraqitur 776 raste të reja – 237 simptomatike dhe 539 asimptomatike. Nuk janë paraqitur raste të reja të vdekjeve, me çka numri i përgjithshëm në vend arrin 5.226.
Nga 19 korriku, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara simptomatike në Kinë ishte 227.980. Në kryeqytetin Pekin është paraqitur një rast i ri lokal simptomatik, i cili një ditë më parë ishte paraqitur si asimptomatik. Më 19 korrik nuk janë paraqitur raste asimptomatike.
Pesë raste të reja lokale simptomatike janë identifikuar në Shangai, në krahasim me vetëm një ditë më parë. Rastet asimptomatike ishin 10 në krahasim me 19 ditën paraprake

