10 të vdekur në Algjeri në një shpërthim të shkaktuar nga rrjedhja e gazit

Së paku 10 persona e kanë humbur jetën në shpërthim në një banesë në provincën algjeriane Borxh Bo Arerixh, kumtoi sot Shërbimi i Mbrojtjes Civile algjeriane.

Në shpërthim janë plagosur edhe 16 persona të tjerë, ndërsa besohet se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Shpërthimi më vonë shkaktoi shembjen e ndërtesës, sipas mbrojtjes civile lokale.

Nuk dihet ende se sa persona ndodheshin në ndërtesë mbrëmë, në momentin e shpërthimit.

Mes të vdekurve është edhe një foshnjë nëntë muajshe, raportoi gazeta algjeriane “Enaharonllajn”.

Provinca Borxh Bo Arerix ndodhet rreth 250 km në lindje të kryeqytetit algjerian.