Zyrtare: Klodian Duro merr drejtimin e Lirisë së Prizrenit

FC Liria ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një figurë e njohur e futbollit shqiptar, Klodian Duro, do të marrë drejtimin e ekipit nga Prizreni.

Duro, i njohur për karrierën e tij të pasur si futbollist dhe trajner, pritet të sjellë përvojën dhe vizionin e tij për të ndihmuar Lirinë të arrijë objektivat e saj.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga klubi prizrenas:

Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria

Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren.

Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton.