Zv.ministri i mbrojtjes Hasani në mbledhjen rajonale për mekanizmat e barazisë gjinore
Zëvendës-ministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani sot mbajti fjalim në hapjen e Takimit së 14-të rajonal për mekanizmat e barazisë gjinore në ministritë e mbrojtjes dhe në forcat e armatosura në Ballkanin Perëndimor në organizim të UNDP SEESAC (Shtëpia kliring për kontroll të armës së vogël dhe të lehtë në Evropën Juglindore dhe Lindore).
Hasani në fjalimin e tij tha se mbledhja e sotme rajonale është konfirmim për vullnetin e përbashkët dhe përkushtimin e ministrive të mbrojtjes së Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe të Maqedonisë së Veriut për avancimin e mëtejshëm të perspektivës gjinore në forcat e armatosura, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
“Përqëndrohemi në integrim më të fuqishëm gjinor në sektorin e sigurisë, që së bashku t’i vazhdojmë ndryshimet dhe më me rëndësi se gjithçka, të shkojmë përpara në aksion të përbashkët. Sot, pas 10 viteve iniciativa të suksesshme dhe aktivitete në kuadër të projektit, lirisht mund të lavdërohemi me rezultatet e arritura në shumë segmente. Këtë na konfirmoi Studimi i dytë rajonal, me të cilin e kemi matur përparimin drejt pozitës më të barabartë të grave në ministritë dhe armatat e Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi”, tha Hasani.
Ai e potencoi përfaqësimin e dukshëm të grave në Armatë, përqindja e të cilave në dhjetë vitet e fundit dyfish është rritur, respektivisht tani është 10,15 për qind, përqindja e grave oficere është 16,54 për qind, ndërsa gra udhëheqëse të sektoreve në Ministrinë e Mbrojtjes është 39 për qind.
Në hapjen e sotme të Takimit të 14-të rajonal, fjalime mbajtën ambasadori i Sllovakisë, Henrik Markush dhe udhëheqësja e UNDP-së SEESAC, Bojana Ballon.

