Zjarr në Veternik, Komuna apelon për kujdes

Një pjesë e lagjes Veternik në Prishtinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes, ka njoftuar Komuna, që ka apeluar për kujdes.

Në një postim në Facebook, Komuna e Prishtinës ka thënë se zjarrfikësit e kryeqytetit po përpiqen ta shuajnë zjarrin.

“Ju lutemi të keni kujdes, mos i digjni hamulloret, mos ndizni zjarr në fusha, mos hidhni cigaren e ndezur në tokë. Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha! Zjarrvënia e tillë cilësohet vepër penale, do të përgjigjeni para drejtësisë!” thuhet në apelin e Komunës.

Nuk është raportuar për të lënduar.