Zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Pogradec

Flakët e zjarrit  kanë përfshirë  tregun e rrobave të përdorura në qytetin e Pogradecit.

Zjarri ka përfshirë disa prej tezgave të këtij pazari. Fatmirësisht zjarri ka arritur të izolohet shumë shpejt nga shërbimi zjarrfikës i Pogradecit. Paraprakisht policia bën me dije se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shkëndijë ekektrike por specialistët e shërbimit zjarrfikës po hetojnë më tej për shkaqet e rënies së këtij zjarri që ka përfshirë tezgat e drurit ku çdo ditë punojnë një numër i konsiderueshëm tregëtarësh të vegjël të këtij qyteti.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët përreth pasi në afërsi të pazarit gjenden edhe biznese të tjera të tregut indistrial por edhe qëndra banimi. Zjarrfikësit po punojnë për të izoluar plotësisht zjarrin që për fatin e mirë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.