Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

Kriva Pallankë, 2 gusht – Një zjarr i madh pyjor që shpërtheu sot pasdite në Komunën e Rankovcit kaploi sipërfaqe të madhe të pyjeve, ndërkaq u zgjerua edhe në një pjesë të vendbanimeve, Radibush dhe Otoshnicë, duke djegur edhe disa shtëpi.

Stihia e madhe e zjarrit po kërcënon të zgjerohet edhe drejt fshatrave përreth në Komunën e Rankovcit, informoi kryetari i komunës, Ivica Toshevski.

“Ajo që për momentin mund ta them është se na gjeti katastrofë e madhe, zjarri literalisht e gëlltiti një shtëpi në fshatin Otoshnicë, janë djegur shtëpi, ka përfshirë edhe shtylla të energjisë elektrike, rryma është ndërprerë, presim ndihmë nga komunat fqinje dhe jemi në koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrën për menaxhim me kriza, prej ku për ndihmë thirrëm edhe helikopterë për shuarje”, informoi Toshevksi.

Zjarri po lëvizë drejt digës në fshatin Otoshnicë, ndërsa kompetentët druajnë se mund ë zgjerohet edhe drejt fshatrave përreth.

Komandanti I Njësisë territoriale zjarrfikëse nga Rankovci tha se stihia e zjarrit është e madhe, duke e krahasuar me zjarret në Kaliforni.

Tha se rreziku ekziston edhe nga bashkimi I zjarrit me atë në komunën fqinje Nagoriçan i Vjetër.