Zhvati mbi 570 mijë €, mashtruesja fut në skemë një ish prokuror dhe një ish-deputet

Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Ferracaku duke i kërkuar shifrën 340 mijë euro me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë pretendon se ka bashkëpunuar me avokatin Arjan Ndoj, ish prokuror të cilit iu bë atentat më 1 nëntor 2019.

Një muaj pasi kishin biseduar, Ndoj i kishte thënë se e ka studiuar dosjen dhe është e pamundur që të mos dënohet me provat që disponohen por mund të kërkonin gjykim të shkurtuar për të shmangur dënimin e përjetshëm. Për ta bërë këtë, Mirela i ka thënë avokatit Arjan Ndoj se do t’i kërkonte 340 mijë euro Abedin Ferracakut dhe më pas do i kthente përgjigje. Por gjërat nuk kanë shkuar si duhet dhe sipas Derajt ajo është marrë peng nga familja Ferracaku. E reja pretendon se është detyruar që të bëjë një video ku deklaronte se kishte marrë një shumë prej 520 mijë eurosh nga familja në fjalë, ndërsa në këtë mënyrë pretendohej se do i bëhej shantazh sistemit të drejtësisë. Po ashtu nga hetimet e deritanishme, prokuroria po heton përfshirjen dhe të një ish-deputeti të Kuvendit, që thuhet se është takuar me Derajn dhe familjen Ferracaku.

“Duke u ndjerë e kërcënuar për jetën e saj dhe të fëmijët së saj dhe familjes, Milena i është drejtuar policisë dhe të bëjë kallëzim. Kjo është dosje hetimore që thuhet se përfshin personazhe të botës së krimit dhe të drejtësisë. Prokuroria flet dhe për përfshirjen e një ish-deputeti të Shqipërisë që ka pasur kontakte me familjen Ferracaku dhe me Milena Derajn. Gjasat janë që dosja të përcillet nga Prokuroria e Tiranës drejt asaj të Posaçme (SPAK). Gjatë kohës kur u mor peng dhe u dërgua në Shkodër, u detyrua që të bënte një video me përmbajtjen; “E quajtura Milena Deraj kam marrë shumën prej 520 mijë eurosh nga Hamza Ferracaku”. Ishte në prani të mikeshës së saj. Kjo mënyrë ishte bërë që të shantazhohej sistemi i drejtësisë që djali i Ferracakut të shpëtonte nga dënimi me burg përjetë.”, tha gazetarja Klodiana Lala e news 24.

Deraj akuzohet se i mori 230 mijë euro shoqes me premtimin se do i investonte në bono thesari, ndërkohë që i mori 340 mijë € familjes Ferracaku me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë.