Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një 13-vjeçarje në Gjilan.
Policia njofton se bëhet fjalë për A.I, e lindur në vitin 2009 dhe e cila banon në Gjilan.
Drejtoria Rajonale në Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Përveç këtyre të dhënave, Policia ka publikuar edhe fotografinë e të miturës.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Gjilan, 22 gusht 2022
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur, të miturës me shënime si më poshtë:
• Inicialet A. I.
• Kosovare Shqiptare
• Viti i lindjes 2009
• Adresa e banimit Gjilan
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001