Zhduken dy gra

Policia sot ka informuar se janë zhdukur dy gra, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Prizren.

Një burrë nga Prishtina ka informuar se pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Prishtinë 03.12.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij femër kosovare, e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Rasti është duke u hetuar.

Edhe në Prizren, një burrë ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Prizren 05.12.2022 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.”, ka informuar Policia.

Rasti është në procedurë hetimore.