Zgjedhjet vendore/ Audrey Glover takohet me Kryeministrin Rama

Pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit, të cilat konkluduan në fitoren e 53 bashkive nga kandidatët e Partisë Socialiste dhe 7 nga “Bashkë Fitojmë”, monitoruesja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover është takuar këtë të enjte (25 maj) me kryeministrin Edi Rama.

Takimi u mbajt në selinë rozë, dhe sipas informacioneve, bëhet me dije se në fokus të bisedimeve kanë qenë konstatimet e ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve lokale.