Zgjedhjet e 14 majit, PDIU ankimon në KAS rezultatet për Këshillin Bashkiak në Librazhd: Është cenuar procesi zgjedhor

PDIU ka ankimuar në KAS rezultatet për Këshillin Bashkiak në Librazhd, duke pretenduar se është cenuar procesi zgjedhor.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka ankimuar pranë KAS-it për kundërshtimin e vendimit të KQZ-së për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zonës Zgjedhore në Bashkinë e Librazhdit në lidhje me rezultatet e 14 majit.

“Nga përfaqësuesit tanë në këto KZAZ, janë vërejtur shumë parregullsi dhe në momentin e procesit të numërimit të votave, nga drejtuesit e KZAZ-ve, në disa raste nuk shqiptohej me zë të lartë pasqyrimi i votës, një veprim në kundërshtim të plotë me ligjin. Po të shohësh kamerat në tavolinat e qendrave të numërimit, konstatohet se kemi një tjetërsim të vullnetit të votave, nga ato të deklaruara me gojë nga numëruesit, në ato të hedhura në sistem.

Nga tabelat e rezultateve për Këshillat Bashkiakë, shikohet një fenomen i çuditshëm, në 17 QV, kishte subjekti i PDIU vetëm 1 votë, kur në këto qendra ka mbështetës të këtij subjekti mbi 30 persona”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.