Zemaj: Qytetarët kanë nevojë për paratë e Trustit, projektligji duhet të kalojë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, tha se në këto rrethana ekonomike duhet të kalojë projektligji për Trustin.

Zemaj tha se inflacioni është i lartë e si rezultat i kësaj qytetarët janë varfëruar më shumë.

“Mendoj që projektligji për trustin duhet të kalojë në këto rrethana ekonomike. Qytetarët kanë nevojë për ato para”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i LDK-së theksoi në T7 se deputetët duhet ta kuptojnë gjendjen financiare të qytetarëve.

E për gjendjen ekonomike në shoqëri e ka kritikuar Qeverinë Kurti.