Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti”

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky ka nderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama me Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti”, shkalla e parë. 

Urdhëri është dhënë me motivacionin për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës. 

“Jam krenar për këtë ngjarje. Urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohja ime e pakufishme për mbështetjen e popullit tim në sprovat e vështira të luftës”, shkruhet në motivacionin e urdhërit të dhënë prej Presidentit të Ukrainës. 

Sipas burimeve ukrainase me këtë urdhër janë nderuar edhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës.