Zbulohet shkaku i aksidentit ku mbetën të vdekur dy turistët italianë
Një aksident i rëndë i mori jetën dy turistëve italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano në orët e para të mëngjesit sot në Sarandë.
Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent, i cili nuk kishte patentë.
Raportohet se automjeti për shkak të shpejtësisë në kthesë ka dalë në kahun e kundërt ku ka goditur motorrin.
17 vjeçari E. Rr. ka dalë nga kthesa si shkak i shpejtësisë tej normave të lejuara, duke goditur përballë motorin e turistëve.