Zbërthehen vëllezërit Beqiraj/ Rrëfejnë vrasjen e Erion Çelës në ‘Don Bosko’

Një grup kriminal është shkatërruar në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se janë vënë në pranga 15 persona të dyshuar sit ë përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Grupi u godit pas pengmarrjes së dy vëllezërve Beqiraj dhe pasi këta të dy kanë dëshmuar.

Vëllezërit Beqiraj kanë rëfyer detaje në lidhje me ngjarjen e ‘Don Boskos” në janar të këtij viti, ku mbeti vrarë Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë në ambjentet e një lokali.

Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe vëllai i Erion Çelës, Blerim Çela, të dy të dyshuar si të përfshirë në trafikim droge dhe prostitucion në Itali.