Zbardhet vrasja e shtetasit të RMV-së në Halkidhiki, autori është në arrest për vrasje të dyfishtë në mars
Athinë, 12 janar – Policia greke e ka zbardhur rastin vrasjen që më 15 korrik të vitit të kaluar ndodhi në një vilë në Halkidhiki, kur u qëllua për vdekje një 39 vjeçar, ndërsa është plagosur një 45 vjeçar, që të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa autori, i cili është identifikuar, tashmë është në arrest tek ne, i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e dyfishtë në mars dhe do të kërkohet ekstradimi i tij në Greqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Paralelisht, në afërsi të vrasjes është gjetur pistoleta, si dhe dorezat e autorit.
Nga policia greke njoftuan se pas një hetimi metodik dhe të detajuar nhga ana e efektivëve të policisë nga Sekgtori për siguri në Poligiro, me asistencë të Sektorit për vepra penale kundër jetës dhe lirisë personale të Drejtorisë për siguri në Selanik “është identifikuar një shtetas i huaj, i cili vitin e kaluar në korrik së bashku me një bashkëpjesëmarrës, ka qëlluar për vdekje një shtetas të huaj, bashkëkombas i tyre dhe kanë plagosur edhe një bashkëkombas të tyre tjetër, të cilët ishin për pushime në Halkidhiki”.

Hetimi, menjëherë pas vrasjes është përhapur në zonën më të gjerë, që ka rezultuar me zbulimin e rutës së autorëve gjatë arratisë së tyre, ndërsa disa qindra metra larg nga vila, në një zonë të pakalueshme, është gjetur revolja me silenciator dhe karikatori, një kapuç leshi dhe doreza me gjurmë baruti.
Nga egzaminimet laboratorike dhe analizat e rezultateve, është vërtetuar se pistoleta është përdorur në veprën konkrete penale.
“Sipas informacioneve të grumbulluara, duket se moti i veprës penale është i ndëridhur me një rivalitet mes dy grupeve kriminale që merren kryesisht me trafikun e drogës dhe janë me seli në vendin e origjinës. Shtetasi i huaji i lartpërmendur është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim në vendin e tij, si i dyshuar për pjesëmarrjen në vrasjen e dy personave, që ndodhi marsin e kaluar në vendin e tyre. Ndaj tij është shpallur një urdhër-arrest evropian dhe po kryhen veprimet e nevojshme për ekstradimin e tij drejt vendit tonë”, njoftoi policia greke.
Shtojnë se hetimi vazhdon për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë ose personave të tjerë të involvuar.

Nga policia greke përkujtojnë se në orët e para të mëngjesit të datës 15 korrik 2023, në Halkidhiki, dy persona me fytyrë të fshehur i janë afruar vilës dhe kanë qëlluar me armë zjarri brenda, gjë që ka sjellë plagosjen për vdekje të një 39-vjeçari dhe plagosjen e një 45-vjeçari, i cili ndodhej në vilë me tre bashkatdhetarë të tjerë.
Menjëherë pas vrasjes në zonë u gjetën 19 gëzhoja.
Atëherë është vrarë Orhan Bajrami – Oki, i cili konsiderohej si një nga krerët kryesorë të grupit “Duqaxhik”, ndërsa në mars të vitit të kaluar në Çarshinë e Shkupit u vranë dy persona, me gjasë anëtarë të të njëjtit grup.

