Zbardhet vjedhja e rëndë në Shkup, do të parashtrohet edhe një kallëzim penal për kontrabanduesin me migrantë

Shkup, 21 korrik –  Nëpunës policor të Njësisë për Çështje Kriminalistike pranë NJPB Kisella Vodë zbardhën veprën penale “vjedhje e rëndë” e kryer më 09.05.2023, gjatë së cilës në rr. “E Pushkinit” nga automjeti “honda” me tabela nacionale të Serbisë, pronë e N.A. (57) nga Shkupi janë vjedhur tabela regjistrimi.

Pas konsultimit me Prokuror Publik, në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup është realizuar bisedë zyrtare me L.D. (29) nga Republika e Serbisë, i cili e vuan masën e paraburgimit në këtë institucion.

“Gjatë kontrollit të automjetit “audi” në Pikëkalimin Kufitar “Bogorodicë”, të cilin ai e ka drejtuar, janë gjetur persona migrantë, kurse është konstatuar se tabelat e regjistrimit të cilat kanë qenë në automjetin e tij i takojnë N.A.”, sqarohet në kumtesë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.