Zaevi në FB: Minierat janë një nga shtytësit kryesorë të ekonomisë, vazhdojmë me zhvillimin e këtij sektori

Shkup, 28 gusht – Minierat janë një nga shtytësit kryesorë të ekonomisë sonë. Me më shumë se 100 miniera aktive, bashkë me veprimtaritë shoqëruese të cilat e shërbejnë, ky sektor punëson rreth 10.000 persona dhe merr pjesë me diç më shumë se 10 për qind në prodhimtarinë e përgjithshme industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkroi sot pasdite kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk.

Duke ua uruar ditën  minatorëve, Zaevi paralajmëroi se bashkërisht do të vazhdojnë të punojnë në avancimin dhe zhvillimin e këtij segmenti të rëndësishëm të ekonomisë.

“Në emër të respektit dhe njohjes për punën e palodhur të minatorëve, kjo Qeveri ka përmbushur kërkesën e tyre të kahershme për të ulur moshën e pensionit dhe ka korrigjuar një padrejtësi të madhe. Me ndryshimet në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, tani minatorët mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për pension prej 50 vjet në vend se 58. Ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të promovuar dhe zhvilluar sektorin e minierave, i cili merr pjesë si një segment i rëndësishëm në përpjekjet për të ndërtuar një ekonomi të fortë që do të hapë mundësi për të gjithë,” tha Zaevi në urimin.