Zadorozhnjyk: Rusia granaton edhe koridoret humanitare, mungon ushqimi
Shkup, 14 Prill – Në emisionin Klan Debat, ambasadorja e Ukrainës në vend Natalia Zadorozhnjyk tha se:
”Kjo që po ndodh në Ukrainë është e tmershme, okupim total nga Rusia, vrasje e fëmijëve dhe pleqve, grave. Në Buça është bërë gjenocid dhe kjo është e patolerueshme, shumica e shteteve kanë dënuar sulmin rus.
Në Mariupol ata që janë gjallë mundohen të jetojnë, nuk ka as ushqim dhe asgjë. Rusia po granaton edhe vendet humanitare, koridoret humanitare. 10.000 civilë kanë humbur jetën në qytet.”

