Zabrçanec: Qarqet ruse po propagandojnë, por është e kotë, ne jemi popull demokratik

Shkup, 23 mars – Marjan Zabrçanec, koordinator nacional për Ballkanin e Hapur dhe për iniciativa rajonale, sot në Utrinski Brifing ka folur për ndikimin rus në Maqedoni dhe sanksionet që janë marë kundër Federatës Ruse, transmeton Zhurnal.

Zabrçanec thotë se Maqedonia është pjesë e sistemit perëndimor komunikativ dhe koordinohet me mesazhet e perëndimit. Ai shton se po ndiqen platforma të ndryshme të internetit të cilat shpërndajnë propagandë ruse dhe thonë se Rusia i kërcënohet Maqedonisë me disa tituj qesharak.

“Vendosen fotografi të liderit të Levicës me Putinin me titull “Përfundimisht dikush normal”. Nëse kjo është normale, atëherë shumica del të jetë jo normale”, thotë Zabrçanec.

Zabrçanec është i bindur se në një afat të mesëm do të humbet lufta kundër propagandës sepse pozitat janë të qarta.

“Rezultati është se Maqedonia e Veriut arriti të shkyçë RT. Nuk mendoj se këto shembuj do të përjetojnë lodhje. Mendoj se propaganda ruse do të lodhet. Shtetasit e Maqedonisë në mënyrë dominante janë për NATO, BE dhe demokraci. Populli i Maqedonisë ka ndjenja ndaj Rusisë, por është kundër luftës”, thotë Zabrçanec./Zhurnal.mk