Xhaferi takon nënkryetaren e Asamblesë nacionale franceze

Kranj, 29 Mars – Në takimin me nënkryetaren e Asamblesë Nacionale të Francës e përshëndeta nismën e Presidentit Makron për mbajtjen e Konferencës së përkushtuar për Ballkanin në qershor të këtij viti, me të cilën riafirmohet përkushtimi i Francës për prezencë më të madhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Rajoni jonë fiton një dimension të ri në fokusin francez në pajtim me Strategjinë e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, me çka pa dyshim konfirmohet orientimi strategjik për anëtarësimin e plotfuqishëm të shteteve tona.