Vuçiq: Popullin maqedonas i kemi vëllezër, nuk kërkojmë ndryshim të gjuhës dhe emrit

Beograd, 18 prill – “Ne jemi miqtë më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut, asgjë nuk kërkojmë prej tyre, vetëm të jemi miqë dhe vëllezër”, ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Zhurnal.

Ai ka komentuar të dhënat që kishte publikuar Tv Pink serb, se qytetarët e RMV-së, në anketë janë përgjigjur se Serbinë e llogaritin si mikun e tyre më të mirë.

“Po, e pashë këtë edhe për politikanët edhe për vendet. Serbia, kuptohet, është miku i tyre më i mirë”, thotë Vuçiq.

I pyetur nëse ndjehet i surprizuar, Vuçiq shprehet se jo.

“Si të jem i befasuar? Ne jemi miqtë më të mirë të Maqedonisë së Veriut. Kush është më afër se Serbia? Ne jemi të vetmit që nuk kërkojmë të ndryshojë as emër, as gjuhë, as kërkesa e asgjë tjetër. Ne e duam popullin maqedonas. Çfarë të kërkojmë? Asgjë përpos të jemi në marrdhënie sa më të mira të mundura. Nuk kërkojmë asgjë prej tyre, vetëm të jemi miq dhe vëllezër”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Ballkani i Hapur po mbijeton falë Tiranës dhe Shkupit, dhe se SHBA-të kanë qasje korrekte ndaj kësaj iniciative. Një gjë e tillë sipas tij nuk mund të thuhet edhe për evropianët.//Zhurnal.mk