Vuçiq: Lufta më e vështirë, javët dhe muajt në vazhdim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se lufta më e vështirë politike është përpara, në javët dhe muajt e ardhshëm.
Ai falënderoi serbët në Kosovë, siç tha, për vetëpërmbajtjen e tyre, përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, po ashtu edhe Rusinë për mbështetjen.
“Po punojmë për qetësim të situatës. Sado e vështirë të jetë, nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”, tha Vuçiç gjatë një interviste për televizionet vendase.
Ai deklaroi se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsilloviç, është takuar me komandantin e KFOR-it dhe se kanë shkëmbyer informacione, pasi, siç tha, gjatë mbrëmjes ka pasur shumë dezinformata.
Presidenti i Serbisë, pret që situata të shtensionohet.