Vritet në mes të Tiranës një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se , rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi Olgert Dhimitri, 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Ilir Kapo, 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.